Moti për sot, 5 gusht: Vijon vala e të nxehtit, temperatura deri në 37°C

Shqipëria do të vijojë edhe sot, më 5 gusht, të jetë nën ndikimin e motit të nxehtë dhe të qëndrueshëm.

Në të gjithë territorin e vendit pritet të mbizotërojë mot i kthjellët me diell, ndërsa temperaturat do të shënojnë vlera të larta, duke arritur deri në 37°C në zonat e ulëta dhe ato të brendshme. Në zonat bregdetare moti do të jetë i nxehtë, por temperaturat do të zbuten disi nga era e lehtë detare.

Nuk parashikohen reshje shiu, ndërsa era do të fryjë e lehtë deri mesatare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për shkak të temperaturave të larta, autoritetet shëndetësore u rekomandojnë qytetarëve të shmangin ekspozimin në diell gjatë intervalit 11:00–17:00, të konsumojnë sa më shumë ujë, të përdorin veshje të lehta dhe të tregojnë kujdes të veçantë për fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas parashikimeve, vala e të nxehtit do të vijojë të ndikojë edhe në ditët në vijim, me temperatura që do të mbeten mbi mesataren e zakonshme për këtë periudhë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?