Moti, rënie e lehtë e temperaturave
Aktualitet E Diel, 11 Korrik 2021 06:48
Të premten vendi mbetet në kushtet e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare, më të dukshme në ekstremin verior, njofton Meteoalb.
Edhe pjesa e dytë e ditës vijon me kthjellime në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa kthjellime dhe vranësira kalimtare do të ketë në zonat malore lindore.
Temperaturat e ajrit sjellin një rënie të lehtë gjatë mesditës por maksimumi në rang vendi mbetet rreth vlerës 38 – 39ºC.

