Mourinho vjen në Shqipëri, ftohet nga Gaz Demi, President i “Partizanit”

Jose Mourinho në Shqipëri. Jo për të drejtuar skuadrën e tij Chelsean, por për të qenë prezent në përurimin e kompleksit të ri që pritete të ndërtojë klubi i Partizanit.

Ka qenë vetë presidenti i të kuqve Gazmend Demi i cili i ka dërguar një ftesë zyrtare teknikut portugez dhe fanella e që mbërrit dje në zyrat e klubit me dedikimin e vacantë të “the special one” për numrin një të demave e shoqruar me konfimrimin e prezencës së tij në Tiranë, ka bërë që të gjithë në ambjentin e Partizanit të entuziasmohen për vizitën e ardhshme të 2 herë fituesit të Ligës së Kampionëve.

Ai që ka ndërmjetësuar për llogari të të kuqve tek trajneri i Chelseat ka qënë ish-tekniku i demave sezonin e shkuar Marcion Sampaio i cili njihet për miqësine e tij me Jose Mourinhon.

” Një dhuratë e vecantë mbërriti në postën e klubit për presidentin Demi dërguar nga Jose Mourinho. Fanella mban numrin 1 dhe mbiemrin e legjendës Mourinho si dhe autografin e tij dedikuar presidentit të Partizanit z.Demi.

Gjithashtu trajneri portugez ka Mourinjo ka pranuar me kënaqës ftesën e presidentit të Partizanit për të vizituar Shqipërinë muajt e ardhshëm dhe për të qënë i pranishëm në përurimin e kompleksit ët ri të FK Partizanit.” – ky ishte njoftimi i zyrës për shtyp të klubit të kuq që konfimropi prezencën e një teknikut të Chelsea në Shqipëri.

Kujtojmë që klubi i Partizanit për momentin nuk ka një shtëpi dhe pritet që shumë shpejt të nsin punimet për ndërtimine kompleksit të ri i cili do të jetë i vendosur brënda territorit të shkollës ushtarake ” Skënderbej”.

SHKARKO APP