Mustafa Nano: Jam i shokuar, këta i zë tartakuti prej fjalës “sllav”

Mustafa Nano thotë se ka mbetur i shokuar nga reagimet kundër tij, pas deklaratave të bëra në lidhje me Gjergj Kastriot Skënderbeun.

“Jam pa fjalë. Nuk po kuptoj asgjë. Kjo është një çmenduri që  ndodh në Shqipëri, e në vende që qeverisen mbi bazën e sheriatit. Pas kësaj histerie, po pres të më lëshojnë një fatva,” tha Nano për Panoramën.

Ai vazhdon të mbrojë tezën e tij se nëna e Skënderbeut ishte sllave: “Nëse ky nuk është rasti i Skënderbeut, është rasti i shqiptarëve të tjerë të asaj kohe, është rasti i Balshajve që i kanë preferuar ca si shpesh martesat me ‘shkjetë’. Duhet të themi që Balshajt janë maskarenjtë më të mëdhenj të historisë sonë? Duhet të themi se ata i kanë hedhur baltë vetes, si ajo balta që unë më i ligu i shqiptarëve, i paskam hedhur Skënderbeut duke e bërë me nënë serbe?

Swiss Digital Desktop Reklama

Jam i shokuar që njerëz publikë në vitin 2017, siç e thashë, i zë tartakuti prej fjalës ‘sllav’, që lëndohen kur u vihet në diskutim pastërtia e supozuar racore e një personazhi historik. Më janë dukur si të sëmurë mendorë. Për të mos folur pastaj për atë idiotin që nuk e pati për gjë të më bënte islamik të paguar”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kundër Nanos ka pasur reagime të ashpra nga njerëz publikë. Më i fundit ishte Spartak Ngjela, sipas të cilit, ata që sulmojnë figurën e Gjergj Kastriotit, ose janë islamikë, ose njerëz të lidhur me Beogradin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?