”Na u desh të vepronim vetë”, Rama: Sinovac nuk e morëm nga Kina, por nga distributori në Turqi

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Firence të Italisë ditën e sotme në Konferencën Vjetore “State of the Union” organizuar nga Instituti i Universitetit Europian. Rama Rama foli edhe për procesin e vaksnimit në Shqipëri. Ai tha se vaksinat kineze i morën nga distributori në Turqi dhe jo nga Kina, duke theksuar se në këtë proces i është dashur që të veprojë vetë.

Rama tha se Shqipëria ngeli jashtë kur BE nisi shpërndarjen e vaksinave, sikurse dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor dhe se për këtë u desh që vendet të bënin secili “vrapin” e tyre. Ai theksoi se vaksinat nuk u morën drejtpërdrejtë nga Kina, ndërsa marrëdhënien me ta e përshkroi si normale.

”Ne u lamë jashtë skemës së shpërndarjes që nga fillimi, të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor. Është kjo lagje në mes të Evropës që u izolua dhe na duhe të bënim vrapimin tonë dhe zgjedhjet tona. Ne morëm një kontratë të mirë me Pfizer. Sinovac nuk e morën nga Kina. Marrëdhëniet tona me Kinën, le të themi që janë normale”,-u shpreh Rama.

SHKARKO APP