Nafta arrin 217 lekë/litër, Lapaj: Karburanti është palca e ekonomisë, qeveria duhet të heqë TVSH

Çmimi i naftës arriti këtë të enjte në 217 lekë/litër. Kreu i ”Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj thotë se karburanti është palca e ekonomisë. Dhe sipas tij kjo rritje çmimesh mund të ndikojë në atë të ushqimeve, perimeve, frutave, shërbimeve e çdo gjëje.

“Karburanti është palca e ekonomisë. Nga çmimi i karburantit derivon çmimi i ushqimeve, perimeve, frutave, shërbimeve e çdo gjëje. Marrja e masave për stabilizimin e çmimit është domosdoshmëri në një kohë që vendet fqinje e kanë çmimin dukshëm më të ulët si dhe po marrin masa për të mos lejuar rritjen. Nuk mund të arkëtosh më shumë para në kohë lufte o Edi”, thotë Lapaj.

Ndërkohë në videon e publikuar krah këtij postimi Lapaj thekson se qeveria duhet të heqë tatimin mbi vlerën e shtruar (TVSH) derisa çmimi i naftës të stabilizohet në tregjet ndërkombëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Sot çmimi i naftës kapërceu 200 lekë për litër. Po çfarë blejmë ne konkretisht? Sot ne blejmë për çdo litër naftë 27 lekë/ litër taksë qarkullimi; blejmë 37 lekë/ litër taksë akcize; blejmë 33 lekë/litër tatim mbi vlerën e shtuar; blejmë 3 lekë/ litër taksë karboni; blejmë 15 lekë/ litër tarifa për rilincesim, markim, skanim, pompë. Në total ne sot për çdo litër naftë blejmë 115 lekë/ litër taksa, tatime dhe tarifa. Qeveria duhet të heqë tatimin mbi vlerën e shtruar derisa çmimi i naftës të stabilizohet në tregjet ndërkombëtare”, tha Lapaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?