NASA vë alarmin: Toka në rrezik

 

Ndryshimet klimatike për shkak të aktivitetit njerëzor po shkaktojnë ndryshime të dukshme mbi planetin tonë dhe NASA po vëzhgon efektet e tyre.

“Nëse vazhdojmë me kursin aktual, do të jetë e vështirë që ky planet të ushqehet, pasi është shumë nxehtë”, tha Ellen Stofan, shkencëtarja kryesore e NASA-s për “Business Insider”.

Në fakt, fotosinteza, procesi që të gjitha bimët përdorin për të kthyer dioksidin e karbonit në karbohidrate, reduktohet me shpejtësi në temperatura rreth 35 gradë eelsius.

Faktet tregojnë se ne mund të arrijmë shumë shpejt temperaturat e larta për shkak të aktivitetit që kryejmë në të gjitha fushat e jetës.

SHKARKO APP