NATO: Rusia të ndalë menjëherë sulmin ndaj Ukrainës!

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka dënuar sulmin e paprovokuar të Rusisë ndaj Ukrainës, ndërsa si ka bërë thirrje Moskës që të ndërpresë menjëherë veprimet.

Ai u shpreh se pavarësisht paralajmërimeve dhe thirrjeve per diplomaci, Rusia ka zgjedhur rrugën e agresionit kundër një vendi sovran dhe të pavarur.

Dënoj fuqishëm sulmin e pamatur dhe të paprovokuar të Rusisë ndaj Ukrainës, i cili vë në rrezik jetë të panumërta civilësh. Edhe një herë, pavarësisht paralajmërimeve tona të përsëritura dhe përpjekjeve të palodhura për t’u angazhuar në diplomaci, Rusia ka zgjedhur rrugën e agresionit kundër një vendi sovran dhe të pavarur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo është një shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar dhe një kërcënim serioz për sigurinë euroatlantike. I bëj thirrje Rusisë që të ndërpresë menjëherë veprimet e saj ushtarake dhe të respektojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Aleatët e NATO-s do të takohen për të adresuar pasojat e veprimeve agresive të Rusisë. Ne qëndrojmë me popullin e Ukrainës në këtë kohë të tmerrshme. NATO do të bëjë gjithçka që duhet për të mbrojtur dhe mbrojtur të gjithë aleatët”, thuhet ne reagimin e Stoltenberg.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?