Ndahet nga jeta aktori Bud Spencer

Është ndarë nga jeta në moshën 86 vjeçare aktori i njohur Bud Spencer. Aktori i lindur në Itali ishte një prej personazheve më të pëlqyer të Hollivudit.

 Për publikun shqiptar është i njohur për mjaft filmat aksion dhe komedi.

Ai lindi në 31 tetor të vitit 1929 në Napoli, ndërsa gjatë karrierës së tij të gjatë si aktor do të mbahet mend për filmat e luajtur me Terenc Hill ku spikasin, “Këmbëmadhi i Egjiptit”, e shumë filma të tjerë plot humor dhe aksion që kanë argëtuar shqiptarët në vitet 1980-1990.

Filmat e tij janë të dashur edhe sot e kësaj dite nga adhuruesit e kinemasë.

SHKARKO APP