Ndahet nga jeta në Itali bashkëshortja e bankierit të vrarë, Artan Santo
Nuk ndalon e keqja në familjen Santo. Kur kanë kaluar më shumë se 2 vite nga vrasja në mes të kryeqytetit e bankierit Artan Santo, një tjetër lajm ka tronditur sërish këtë familje.
Burime pranë familjes Santo kanë bërë të ditur se një ditë më parë është ndarë nga jeta edhe bashkëshortja e bankierit, Arianë Santo.
Gruaja e Artan Santos mësohet se është ndarë nga jeta në Itali, ku kishte disa kohë që kishte shkuar atje për t’u kuruar. “Që pas vrasjes së bashkëshortit në mes të metropolit shqiptar, gjendja e saj shëndetësore ishte përkeqësuar shumë ”, thanë burime të besuara te syri,net
Mësohet se një ditë më parë, ajo ka ndërruar jetë. Nuk dihet saktësisht se nga vuante bashkëshortja e Santos, por kjo është humbje shumë e madhe për këtë familje.
Ndërkaq, policia nuk ka ende një pistë apo emër autori, për vrasjen e bankierit më popullor në rrethet e biznesit shqiptar, ngjarje e ndodhur në mes të Tiranës, që tronditi gjithë opinionin publik.
KOHA JONË SONDAZH

