Ndahet nga jeta Sali Kelmendi, kryetari i parë i Bashkisë së Tiranës pas viteve ’90

Kryetari i parë i Bashkisë së Tiranës pas vitit ’90 Sali Kelmendi ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme. Mësohet se Kelmendi ka ndërruar jetë pas një ataku kardiak.

Sali Kelmendi kishte lindur në Tiranë në 31 maj të vitit 1947. Ai u zgjodh kryetar i Bashkisë së Tiranës në 2 qershor 1992 me zgjedhje demokratike. Kelmendi ka qenë njëri prej themeluesve të Partisë Demokratike. Gjatë punës së tij 4-vjeçare Kelmendi privatizoi gjithë ndërrmarjet që ishin shtetëzuar në kohën e komunizmit.

Kelmendi gjithashtu ndihmoi edhe një sërë njerëzish që ishin persekutuar në kohën e diktaturës.

SHKARKO APP