Ndërhyrje të vështira, ekipi i Spitalit të Traumës i shpëton jetën 55-vjeçarit

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar në rrjetet sociale operacionin e rrallë në Spitalin Universitar të Traumës që i shpëtoi jetën një 55-vjeçari më dëmtime të shumta, të shkaktuara pas rënies nga një lartësi e madhe.

“Tre ndërhyrje të shkallës shumë të lartë të vështirësisë, në tru, shtyllën kurrizore dhe gjymtyrë, u realizuan me sukses nga një ekip multidisiplinar i mjekëve neurokirurgë, ortopedë dhe reanimatorë në Spitalin Universitar të Traumës, duke i shpëtuar jetën pacientit 55-vjeçar”, shkruan ministrja.

Ministrja uron mjekët e spitalit të Traumës për profesionalizmin e treguar. “Urime ekipit të Spitalit Universitar të Traumës, mjekët neurokirurgë, Dr. Fatos Olldashi, Dr. Geldon Fejzo, mjekët ortopedë, Dr. Viktor Marku, Dr. Drini Bardhi, Anestezist-Reanimatore Dr. Rexhina Sturçe, Flutura Balla ndihmës anestezist, Sokol Xhafaj dhe instrumentare Elsa Agalliu”, shkruan Manastirliu.

Sipas mjekut, Fejzo, pacienti ishte paraqitet në Urgjencë me trauma në disa pjesë të trupit, në kokë, shtyllë kurrizore, parakrahu, klavikul dhe legen. Kur ishte në gjendje kome pacienti u trajtua nga ekipi i Neurokirurgjisë për traumën karniale dhe më pas në një moment të dytë nga ekipi multidisciplinar i mjekëve neurokirurg, ortoped dhe reanimator u krye ndërhyrja për fiksimin e kolonës vertebrale, kravikulës dhe parakrahut.

SHKARKO APP