FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ndërtesat e braktisura/ Strehë për refugjatët dhe përdoruesit e drogës

Të kthyera në strehë për endacakët, përdoruesit e drogës dhe refugjatët e ardhur nga Lindja e Mesme, por dhe në vend për hedhjen e mbeturinave, godinat e lëna në mëshirë të fatit nga pronarët janë një shqetësim serioz për komunitetin në zona të ndryshme të qytetit të Durrësit.

Një prej tyre është dhe ky objekt trekatësh fare pranë qendrës së Durrësit, në bulevardin “Dyrrah”. E braktisur, godina bashkëjeton me inertet e mbetura pas një shembjeje të IKMT-së, disa muaj më parë, dhe banorët e lagjes 11 të cilët kërkojnë sistemimin e kësaj hapësire të kthyer në vatër infeksioni dhe rreziku.

Degradimi i vazhdueshëm i godinës rrit pasigurinë veçanërisht për fëmijët që shpesh luajnë shkujdesshëm para pallateve të tyre, ndërsa vendndodhja e saj, vetëm 20 metra larg bulevardit kryesor, cënon dhe imazhin e qytetit turistik.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Shpresojmë që do i jepet zgjidhje këtij problemi. Ne nuk jemi kundër pronës, pasi ajo është e shenjtë, por nuk është e drejtë që kjo pronë t’i bëjë dëm dhe të jetë problem për komunitetin. Duam zgjidhje që pronarët e saj ose ta prishin, rregullojnë ose ta rrethojnë. Kemi dhe fëmijë që luajnë këtu dhe objekti mund të shkaktojë dhe dëme të tjera, si shembje”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?