Ndërtimet pa leje, nga 1 shkurti dënimi nga 1 vit shkon në 5 vjet

 

Të gjithë qytetarët kanë afat edhe 10 ditë për të bërë vetëdeklarimin e ndërtimeve pa leje. Kreu i ALUIZNI-t, i kujtoi qytetarëve se duhen shfrytëzuar lehtësirat deri në 1 shkurt. Me ndryshimet në kod kush ndërton pa leje ka dënime më të ashpra për këdo që vendos një tullë pa leje.

Qytetarët që duan të lëegalizojnë banesat e tyre kanë marrë apelion e fundit që të përmbyllin procesin brenda datës 31 janar.

Krue i ALUIZNI-t, Artan Lame dhe  Dallëndyshe Bici, që drejton INUK, i cili tashmë do të quhet Inpektoriat i Mbrotjejs së Territorit, bënë thirrje, që qytetarët të përfitojnë nga lehtësirat që ka krijaur shtetit, dhe të përmbyllin proçesin e vetedeklarimit.

“Pas kësaj thirrje të fundit askush nuk mund të ankohet më se nuk ka patur mundësi të kryejë procedurat e vetëdeklarimit, apo se nuk ka pasur mundësi të përfshihet në procesin e legalizimit. Të gjithë qytetarët kanë ende kohë të paraqiten në sportelet tona, të cilat janë në dispozicion të tyre për të kryer procedurat deri në 31 janar të këtij viti. Procesi i vetëdeklarimeve është hapi i parë i proceseve të legalizimit të banesave, më tej është i domosdoshëm edhe impenjimi i qytetarëvë në këtë proces, ku strukturat tona kanë marrë përsipër të kryejnë të gjithë procedurat duke shkuar shtëpi më shtëpi qytetarëve dhe shteti shqiptar ka marrë përsipër që këto procedura t’i kryejë të gjitha falas”, tha Lame.

Nga 1 shkurti, hyjnë në fuqi ndryshimet në kodin penal, që ashëprsojnë dënimet ndaj atyre që ndërotjnë pa leje. Bici i kujtoi pikërisht dënimin me burg, atyre që kanë ndër mend të vënë një tulle pa leje

“Më datë 1 shkurt hyjnë në fuqi ndryshimet për kodin penal, duke u hequr për ndërtimet e paligjshme koncepti i gjobës duke u zëvendësuar me ndërtimin e vetëm dhe jo alternativ, me dënimin me burg. Kemi ndryshime edhe masën e dënimit nga një vit ka shkuar në 5 vjet duke shtuar edhe konceptimin e pasojave të rënda si në tokë private ashtu edhe tokë shtetërore. Dënim është parashikuar me burg deri në 3 vjet edhe ata që ndihmojnë në ndërtimin paleje, duke pasur parasysh këtu sipërmarrësit, ndërtuesit apo zbatuesit e punimeve ”, tha Bici.

Pavarëisht se ALUIZNI  ka premtuar se qytetarët nuk do paguajnë për procesin e lgalizmit, në realitet, ata nuk do të paguajnë vetëm për dokumentat.

 

SHKARKO APP