“Ndërtimi i linjës së Interkonjeksionit po shkatërron qytetërimin arbëror të Komanit”

“Qyteterimi arbëror i Komanit rrezikon sot të zhduket. Vendbanimi që i dha emrin një kulture të tërë mesjetare të Ballkanit Perëndimor, do të përshkohet nga linjat e interkonjeksionit, që do të kalojë përgjatë luginës e DrinitKatër shtylla (AP17-AP20) do të vendosen thellë luginës në Koman, poshtë, në mes e paralel me kodrën e sitit arkeologjik. Vendimi i marrë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë, i datës 12.12.2014, me nr. 367, nuk mori absolutisht parasysh kërkesën e Misionit arkeologjik drejtuar këtij Këshilli, për zhvendosjen e një segmenti prej katër shtyllash”. Me këtë apel Forumi për Trashëgimninë Historike e Kulturore ka dalë sot në një konferencë për shtyp duke i kërkuar Ministrisë së Kulturës që të rishikojë vendimin e marrë nga Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë.

Sipas këtij forumi, ku bëjnë pjesë emra të njohur të gazetarisë, shoqërisë civile,  ngre shqetësimin, se në këtë mbledhje, nuk kanë marrë pjesë anëtarët arkeologë më në zë të këtij institucioni, duke mos u dhënë argumentat e duhura, historike e kulturore për mbrojtjen e këtij vendbanimi të lashtë.

“Komani përfaqëson sot, Mesjetën shqiptare në Europë. Eshtë prezantuar në shumë vende, qendra studimore, universitete dhe jehona më e fundit dhe e rëndësishmja, iu bë në Akademinë Franceze të Letrave, në janar të 2013. Vitaliteti arkeologjik me të cilin përfaqësohet Shqipëria e Veriut, në modelin europian të formimit të shoqërive mesjetare, përbën një hallkë lidhëse të larmishme midis Perëndimit dhe Lindjes. Forumi për Trashëgimninë Historike dhe Kulturore sheh me shqetësim faktin se nëse zbatohet vendimi i marrë nga KKA, për vendosjen e segmentit prej katër shtyllash të linjës së tensionit të lartë mbi zonën B të vendbanimit, e gjithë kjo pasuri do të shkatërrohet në mënyrë të pakthyeshme. Kjo do të përbënte një skandal pa preçedentë në trashëgiminë kulturore kombëtare. Komani i ka kapërcyer përmasat kombëtare që në shekullin e XIX. Komani i përket Europës dhe të ndihemi fatlumë që e kemi”, thuhet në deklaratën e mbajtur sot për mediat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përfaqësia e Forumit për Trashëgiminë përbëhet nga Gjergj Bojaxhiu, Arben Biçoku, Etleva Nallbani, Erjon Tase dhe Anila Basha

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?