Ndërtimi te Liqeni Artificial vijon natën. A ka interesa të përbashkëta qeveri-opozitë?!

Interesa të përbashkëta apo ndonjë harresë e rastësishme?! Punimet e ndërprera  gjatë ditës te Liqeni Artificial në Tiranë vijojnë të bëhen natën me hënë për të realizuar projektin e ndërtimit të 5 kullave 20 katëshe.

Politika fillimisht deklaroi se te diga nuk do të ketë ndërtime, ndërsa kryeministri Rama shpalli pezullimin e lejeve të reja dhe proces verifikimi për lejet e dhëna më parë. Ambientalistët japin alarmin për shkatërrim të mjedisit  dhe rrezik  të shembjes së digës.

SPECIALJA E ORA NEWS/ Tabela e vendosur 50 larg digës së Liqenit Artificial tregon për ndërtimin e një kompleksi pallatesh.

Firma e ndërtimit është Gender 2 dhe leja për nisjen e punimeve është marrë në 1 gusht të 2014 dhe projekti përfundon në shtator të 2019.

Fillimisht foli politika dhe premtoi qe tek diga nuk do të ndërtohet më. Me pas u hesht. Në gusht të 2014, Drejtori i ALUIZNI në një deklaratë per mediat, dencoi raste abusive, sipas tij, për dhënien e lejeve nga Bashkia e Tiranës. Nga 60 lejet e dhënë, Lame iu referua ndërtimit të këtij kompleksi pallatesh.

Partia Socialiste vijoi akuzat për Bashkinë e Tiranës. Ervin Bushati, asaj kohe sekretar për çëshjen ekonomike akuzoi kryebashkiakun Basha se po betonizonte Tiranën dhe po shkatërronte hapësirat e gjelbërta.

Bashkia e Tiranës në qëndrimin e saj tha se ky ishte një truall privat në të cilin nga subjekti është marrë leja për bërjen e një ndërtimi.

Dhe sipas bashkisë, nuk dëmtohen hapësirat e gjelbëra sepse projekti parashikon ndërtim në 40% të truallit privat dhe pjesa tjetër lulishte.

“Projekti zhvillimor kufizohet vetëm brenda pronës private dhe përbën një volum 4 herë më të vogël se projekti I babëzisë së Edi Ramës.

Ky projekt shfrytëzon vetëm 40 % të truallit privat dhe në përfundim të tij qyteti do të përfitojë edhe 20 mijë metra katorë”

Pak zëra të shoqërise civile kanë dhënë alarmin për rrezikun e ndërtimit në këtë zonë e 5 pallateve me 20 kate, 3 nëntokë dhe 17 mbi siperfaqje.

Ekpertët në argumentimin e tyre nuk u ndalën vetëm në reduktimin apo zhdukjen e zonave të gjelbëra por për në faktin se një ndërtim afër liqenit do të shkatërronte digën dhe zona rrezikonte zonën nga përmbytjet.

“Do të ndërtohen palate 20 katësh. Ne e kundërshtojmë pasi nuk ka ligj në botë që në hapësirën e digës të ndërmerren vepra urbane. Prandaj kërkohet mbrotje” deklaruan ambientalistët në gusht të 2014.

Ndërkohë në fuqi është vendimi i Kryeministrit Rama për të pezulluar dhënien e lejeve të reja për ndërtim nga vendorët dhe për të futur në proces hetimor të gjitha lejet e mëparshme.

Leja e parë për këtë këtë truall është marrë në 2011 dhe vendimi i kryeministrit Rama nuk e prek zhvillimin e kësaj prone, ndërsa verifikimin po.

Po pavarësisht se hetimi për këtë ndërtim vijon, çuditërisht punimet edhe pse të bllokuar nga INUK vijojnë gjatë natës.

Punimet nisën më 14 dhjetor 2014 dhe vijuan përgjatë natës, për të mos rënë në sy të medias dhe për të mos u bërë objekt bisedash.

Do të jetë vendimi i INUK ai që do ti hap rrugë ndërtimit të këtij pallati apo jo. Kjo cështje është në dorë të kryeministrit Rama.

Ora new i ka kerkuar permes emailit informacion kompanise ndertuese ne lidhje me alarmin për rrezikshmërinë që paralajmeron shoqeria civile. Në pritje të përgjigjes pikëpyetja mbetet a ka interesa të politikës si në qeveri dhe opozitë për këtë ndërtim që fillimisht u denoncua dhe më pas qëndrimi u zmbraps.

(marr nga Ora news)

SHKARKO APP