Ndëshkim, kush vjedh kapakët e pusetave!
Vjedhja e kapakëve të pusetave apo kolektorëve në anë të rrugëve të kryeqytetit, është një fenomen i njohur dhe i përhapur prej vitesh.
Bashkia e Tiranës ka identifikuar se në të gjithë territorin e saj mungojnë plot 4 mijë kapakë, të cilët do të zëvendësohen.
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj duke i konsideruar pronë publike që blihen me taksat e qytetarëve ka paralajmëruar ndëshkim për ata që kapen duke vjedhur apo dëmtuar puseta.
Por edhe më i ashpër do të jetë ndëshkimi për fonderite e bizneset që grumbullojnë puseta të vjedhura.
KOHA JONË SONDAZH

