Ndihma nga ajri për zonat e bllokuara nga bora, helikopterët e FA-ve vazhdojnë misionin

Një helikopter “Cougar” i Forcës Ajrore ka shpërndarë pako me ndihma ushqimore dhe batanije për banorët e fshatrave Arrën dhe Kalis në Kukës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndihmat e shpërndara për banorët e këtyre fshatrave të izoluar janë siguruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Helikopterët e Forcës Ajrore janë në gatishmëri për t’iu përgjigjur çdo emergjence dhe vijojnë bashkëpunimin me Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile për shpërndarjen e ndihmave për banorët e zonave të thella.

Gjithashtu, efektivët dhe mjetet e rënda të Forcave të Armatosura mbeten të angazhuara edhe në hapjen e rrugëve rurale që janë ende të bllokuara nga bora.
/BW

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?