Ndodhi sot në mëngjes në Laprakë, furgoni përplaset me maunen, 2 plagosen

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave u shënua mëngjesin e sotëm (22 shkurt 2015) në Laprakë.

Një furgon me targë TR 9934 M është përplasur me një maune. Drejtuesi i furgonit dhe pasagjeri në këtë automjet kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar menjëherë në spitalin e Traumës.

Mësohet se drejtuesi i furgonit ka humbur kontrollin e mjetit çka ka shkaktuar dhe përplasjen me maunen.

SHKARKO APP