Ndreu: Të penalizohen firmat e rrugëve, s’kanë hedhur 1 gram kripë
Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu thotë se duhet të hetohen dhe penalizohen firmat e pastrimit të rrugëve.
Ai thotë se ato nuk kanë hedhur asnjë kg kripë në rrugë, duke specifikuar veçanërisht akset që lidhin Pukën me Kukësin dhe Tropojën.
“Të hetohen e penalizohen firmat e pastrimit të rrugëve, sidomos ne akset qe lidhin Pukën me Kukësin e Tropojën. Kane marrë lekët e taksapaguesve dhe kanë lejuar bllokimin e rrugëve duke mos hyrë në kohë me borëpastruese. Nuk kanë hedhur asnjë gram kripe e asgjë! Nuk do lejoj këtë sjellje turpi e te papërgjegjshme të këtyre kompanive qe nen hundën tonë bëjnë ça ju do qejfi, kur njerezi rrezikojnë jetën rrugëve nacionale nga bllokimi”, shkruan Ndreu.

