Ndryshimet në Kodin Penal, deputeti: Mazhoranca nuk i ka 84 vota
Këtë të enjte, qeveria dhe mazhoranca do të mblidhen në një seancë plenare në Kuvend, në një kohë që Shqipëria është në kurbën e pandemisë së Covid-19. Deputeti i grupi parlamentar demokrat Alban Zeneli, thotë se ndryshimet në Kodin Penal nuk duhet të ndodhin në këtë periudhë. Nga ana tjetër, ai bën me dije se një ndryshim i tillë kërkon një shumë të cilësuar prej 84 votash dhe sipas tij, mazhoranca nuk i ka këto numra.
”Çdo nismë për të ndryshuar kodin Penal nuk është e duhura për të ruajtur jetën e shqiptarëve. Ne propozojmë se ky ndryshim nuk duhet të ndodhë në këtë situatë, pasi kërkon një shumicë të cilësuar prej 84 votash të cilën mazhoranca nuk e ka. Qytetarët shqiptarë në vitin nuk ia kanë dhënë këtë të drejtë mazhorancës. Të ndryshohet kodi Penal dhe të ashpërsohen masa për ata që shkelin masat, por kjo të bëhet në një kohë kur i gjithë spektri politik, të japë objeksionet për ndryshimin e këtij Kodi. jo më kot ligjvënësit e kanë një vënë një shumicë të cilësuar, sidomos kur vjen puna të drejtat e qytetarëve të republikës së Shqipërisë. Ne nuk mund të bëhemi pjesë e një show mediatik, pa një domosdoshmërie absolute. Pa një konsultim të të gjithë aktorëve, politikë, profesionalë dhe të shoqërisë civile, ky ndryshim nuk duhet të bëhet”,-tha për ”Ora News”.