Në 5 muaj 107 të vdekur në aksidente. “Situata nuk është kaq e zymtë

Emisioni i sotëm “Tonight Ilva Tare” ka trajtuar aksidentet e shumta rrugore në vend.

Kreu i Policisë Rrugore, Ardi Veliu tha se në vetëm 5 muaj, numri i të vdekurve në aksidente është 107 persona. Ai tha se pjesa më e madhe e aksidenteve ndodhin në akset rrugore, duke shtuar se shumë akse nuk kanë parametrat e duhura të sigurisë.

Megjithatë, ai deklaroi se aksidentet me pasojë vdekjen kanë pësuar ulje. Sipas tij, në vend qarkullojnë 500 mijë automjete ndërsa gjatë sezonit turistik shtohen edhe 500 mijë të tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama

Veliu: Këtë situatë nuk duhet ta shohim kaq të zymtë, sepse në rast se i referohemi statistikave të tremujorit të fundit, situata pothuajse është e përmbysur. Qoftë për sa i përket evidentimit të ngjarjeve rrugore, qoftë numrit të të vrarëve, e cila është gjithmonë në ulje.

Swiss Digital Mobile Reklama

I referohem korrikut, gushtit dhe shtatorit, të cilat kanë qenë periudha të ngarkuara në akset rrugore. Në Shqipëri qarkullojnë 500 mijë mjete që posedohen nga shtetas shqiptarë, plus 480-530 mijë mjete që janë futur nga vendkalimet kufitare për të frekuentuar plazhet dhe sezonin turistik.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?