Në akuzë nga SPAK për “Shkelje të barazisë në tendera”, arrestohet 41-vjeçari në Gramsh

Policia e Gramshit ka arrestuar një 41-vjeçar, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), për “Shkelje të barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike” e kryer në bashkëpunim.

Siç njofton policia, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e ka dënuar 41-vjeçarin me iniciale A.R me 6 muaj burgim, për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike” e kryer në bashkëpunim.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, për veprime të mëtejshme.

/a.f/

SHKARKO APP