Në kërkim të nëndetëses austro-hungareze që u zhduk 99 vite më parë në Vlorë (FOTO)

 

Kjo anije që shihni në foto u zhduk në Gjirin e Vlorës natën midis 16 dhe 17 tetorit të vitit 1916. 99 vite më pas, interesi për të nuk është shuar ende.

Atëherë, që përkon me Luftën e Parë Botërore, disa anije italiane po sillnin materiale ushtarake dhe ushtarë në drejtim të Shqipërisë.

Nëndetësja austriake goditi grupin e anijeve italiane, ku njëri prej tyre u përmbyt brenda disa minutash pas goditjes dhe bashkë me të u mbytën 50 marinarë dhe ushtarë italian.

Nëndetsja austro –hungareze ​ SMU-16 ​e cila goditi karvanin italian u pa në  sipërfaqe duke vëzhguar tragjedinë që shkaktoi nga  goditja e befasishme.

Por papritmas u zhduk duke lënë pas një mister gati 100 vjeçar mbi fatin e saj. Raportet italiane të kësaj ngjarje flasim për një humbje të mistershme të nëndetëses austro hungareze SMU 16. Kërkimet me teknologji te avancuar të ekspeditës shqiptaro- amerikane.

Në bordin e anijes Herkules ​u lokalizua një relit historik i cili mendohet se​ mund të jetë SMU 16 e fundosur në fundin e detit së bashku me ekuipazhin e vet.

Nga të dhënat arkivore italiane, koordinatat e kapura nga anija Herkules përputhen me vendndodhjen e mundshme të SMU 16.  Ndërkohë fotot e sjella nga fundi i detit u janë dërguar eksperteve të fushës të cilët mendojnë se jemi shume pranë konfirmimit te një nëndetëseje të Luftës së Parë Botërore.

Auron Tare, Drejtori i Agjencisë së Bregdetit prezantoi sot rezultatet e kërkimit. Ky prezantim bëhet në kuadër të Luftës së Parë Botërore  dhe thirrjes nga UNESCO për të përkujtuar këtë ngjarje historike që solli ndryshime të mëdha ne Evropën e shek të 20. 

SHKARKO APP