Në kushte të vështira ekonomike e pa asnjë shpresë, kush është 50-vjeçari që u mbyt në Liqenin Arificial
Një 50-vjeçar nga Tirana i ka dhënë fund jetës ditën e sotme, duke u vetëmbytur në Liqenin Artificial në Tiranë. Mësohet se Edmond Ramushi prej disa kohësh ndodhej në një gjendje të rënduar psikologjike, nisur edhe nga situata e vështirë ekonomike që po kalonte.
Sipas burimeve, 50-vjeçari Edmond Ramushi, para disa ditësh i ishte drejtuar një banke të nivelit të dytë për të kërkuar kredi, por kjo nuk i është aprovuar.
Më pas, në kushte të rënduara psikike ai i ka dhënë fund jetës. Burimet e policisë kanë njoftuar paraprakisht se rreth orës 11:20, kanë marrë një telefonatë tek numri i emergjencave 112, se një shtetas ka hyrë në brendësi të Liqenit Artificial.
Menjëherë janë afruar shërbimet e Policisë, të cilët kanë gjetur trupin e pajetë në afërsi të Digës së Liqenit Artificial.
/BW

