Në pranga dy drejtues të minierës së Bulqizës, pas vdekjes së minatorit

 

Tragjedia e radhës ku mbeti i vdekur minatori Izet Keta në minierën e Bulqizës, ka çuar në pranga drejtuesin teknik të kompanisë dhe përgjegjësin e galerisë ku ndodhi ngjarja.

 Pas hetimeve të kryera, policia arrestoi shtetasit Selim Daçi dhe Ylli Zogu, me detyrë drejtues teknik dhe përgjegjës sektori në minierën e Bulqizës

Nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e së enjtes humbi jetën një minator  dhe mbeti i plagosur një tjetër koleg i tij. Sipas policisë shkak për ngjarjen ka qenë shembja e një masivi shkëmbor.

Minatorit 60-vjeçar  Izet Keta ndërroi jetë në vend, ndërsa kolegu i tij Agron Daxha 50 vjeç mbeti i plagosur dhe po merr ndihmën e parë në spital.

Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, pas arrestimit të dy drejtuesve të minierës, vazhdojnë. 

SHKARKO APP