Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e shfaqjes

Pamje shembull E hënë, 19 Tetor 2026, 09:01 Kryeministri Rama: Nuk ka asnjë tërheqje, nuk ka zgjidhje politike! Kryeministri Rama ishte i prerë sot, (e hënë) kur iu drejtua publikisht drejtuesve të policisë së shtetit: “Nuk do të ketë asnjë zgjidhje politike!…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Selia e PD
  • Komisariati nr.3
  • Dorëheqja e Ramës
  • Rusia dhe Tirana
  • Akuzat e Berishës
  • Pedagogët kundër dhunës
  • Ministria e Brendshme
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Selia e PD
  • Komisariati nr.3
  • Dorëheqja e Ramës
  • Rusia dhe Tirana
  • Akuzat e Berishës
  • Pedagogët kundër dhunës
  • Ministria e Brendshme
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Në QSUT nis mësimi në dy klasat e posaçme për fëmijët e shtruar në spital

Aktualitet E hënë, 8 Shtator 2025 20:17
Në QSUT nis mësimi në dy klasat e posaçme për fëmijët e shtruar në spital
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Fëmijët që ndodhen të shtruar në spitalin Pediatrik të Specialiteteve në QSUNT, kanë nisur sot mësimin, falë dy klasave të posaçme të ngritura në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Në QSUT funksionojnë dy klasa të dedikuara për fëmijët e shtruar, të pajisura me mjete didaktike moderne dhe mësues të përkushtuar, të cilët kujdesen që asnjë nxënës të mos mbetet pas në arsim, pavarësisht sfidave shëndetësore që mund të përjetojë. Në ditën e parë të vitit të ri shkollor, drejtori i përgjithshëm i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Florenc Spaho, vizitoi ambientet e Spitalit Pediatrik, për të uruar një vit të mbarë shkollor për fëmijët që janë të shtruar dhe nuk mundën të jenë në klasë me moshatarët e tyre.

“Për ta, shkolla nuk është vetëm orë mësimi, por edhe guxim për të buzëqeshur mes vështirësive dhe forcë për të ëndërruar, edhe kur rruga duket më e gjatë”, u shpreh Spaho gjatë vizitës. “Ju jeni vetëm disa ditë këtu dhe shumë shpejtë do t’i bashkoheni shokëve dhe shoqeve në klasat tuaja”, u tha Spaho fëmijëve, teksa i inkurajoi ata që shumë shpejt do të vazhdojnë bashkë me moshatarët e tyre, me të njëjtin pasion dhe dëshirë për dije, mësimin në shkollë.

Mund t'ju interesojë

Rama: Studentët që sulmojnë policinë nuk do kenë shkollim falas, do paguajnë!

Rama: Studentët që sulmojnë policinë nuk do kenë shkollim falas, do paguajnë!

Para 12 minutash
Kryeministri sulmon protestuesit e dhunshëm: Njërëz pa shkollë, kanë nevojë për psikolog!

Kryeministri sulmon protestuesit e dhunshëm: Njërëz pa shkollë, kanë nevojë për psikolog!

Para 25 minutash
Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …

Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …

Para 2 orësh

Spaho vlerësoi punën e kryer për krijimin e një ambienti komod dhe të pajisur me mjetet shkollore, në mënyrë që fëmijëve për aq ditë sa do të jenë në spital, të mos u mungojë mësimi. Kjo nismë u mundëson vogëlushëve të vazhdojnë procesin mësimor edhe gjatë qëndrimit në spital, duke kontribuar në ruajtjen e vazhdimësisë së procesit arsimor dhe mbështetjen psikologjike në këtë periudhë të vështirë për ta.

“Ky angazhim është një shembull i qartë i përkushtimit për të garantuar të drejtën për arsim për çdo fëmijë, edhe në momentet më të vështira të jetës së tyre. Shëndeti dhe arsimi ecin bashkë, edhe në sfidat më të mëdha”, u shpreh Spaho. Projekti është një shembull domethënës i bashkëpunimit ndërmjet sistemit shëndetësor dhe atij arsimor, në funksion të së drejtës themelore të çdo fëmije për arsim të barabartë, gjithëpërfshirës dhe të pandërprerë, pavarësisht rrethanave.

Për herë të parë, pjesë e infrastrukturës spitalore janë edhe mjediset dedikuar shkollës për të asistuar ata fëmijë që kalojnë një kohë më të gjatë në spital. Aktualisht, janë hapur dy klasa mësimore, të pajisura me teknologjinë më të fundit digjitale dhe mjete të nevojshme didaktike, falë modelit që ka sjellë Fondacioni izraelit SASA Setton. Përmes një stafi të dedikuar mësuesish, në dy klasat, njëra multidisiplinare, ku në fokus është teknologjia dhe tjetra një klasë-studio arti, fëmijëve të shtruar në spital u ofrohet edukim mësimor si dhe kurrikula të tjera mbështetëse për mirëqenien e tyre emocionale sipas grupmoshës.

Etiketat e lidhura

fëmijët e shtruar në spital
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Me te lexuarat

1 Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …
Para 2 orësh

Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …

2 Samanda, studentja që u përball me policinë: Jam 22-vjeç, nuk di sesi formohet një qeveri
Para 11 orësh

Samanda, studentja që u përball me policinë: Jam 22-vjeç, nuk di sesi formohet një qeveri

3 Flet Erion Braçe për protestat
Para 11 orësh

Flet Erion Braçe për protestat

4 Arlind Qori del para forcave policore dhe lëshon thirrjen …(video)
Para 16 orësh

Arlind Qori del para forcave policore dhe lëshon thirrjen …(video)

Te Perzgjedhura

Jovetić pa filtra: “Interi, një rrëmujë. Zënkat me Guarin dhe Icardin. Viola, një ëndërr”
SPORTI 17 Tetor 2026, 10:46

Jovetić pa filtra: “Interi, një rrëmujë. Zënkat me Guarin dhe Icardin. Viola, një ëndërr”

Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA
KULTURA 16 Tetor 2026, 10:15

Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA

Liga e Kampionëve: Skuadrat italiane në rrezik eliminimi, raundi i tretë kyç
SPORTI 16 Tetor 2026, 09:04

Liga e Kampionëve: Skuadrat italiane në rrezik eliminimi, raundi i tretë kyç

Arlind Qori flet për revoltën studentore
DEBAT 14 Tetor 2026, 18:57

Arlind Qori flet për revoltën studentore

Shiko Të Gjitha
Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Më të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.