Në spitalin e Lezhës s’ka barna, u konsumuan më shumë!

Pacientet në Spitalin Rajonal të Lezhës po përballen me mungesë medikamentesh edhe në repartet e urgjencave.

Ky fakt është pranuar nga vet drejtuesit e spitalit, sipas të cilëve furnizimi me ilaçe ka qenë i vazhdueshëm por konsumi i tyre ka qenë më i lartë se parashikimet e bëra në fillim viti.

Nëndrejtori i Spitalit të Lezhës Tonin Romia thotë se është bërë tenderi për blerjen e ilaçeve dhe situata do të zgjidhet në një kohë shumë të shpejtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Romia: Bëhet fjalë për disa preparate të konsumimit në masë, siç është ranitidinë, buskopan, papaverinë. Janë medikamente që në përgjithësi konsumohen dhe asnjëherë nuk mund të jesh i saktë për sasinë. Në përgjithësi, janë mbuluar mirë nevojat dhe mungesat mund të kenë qenë 10 ditë ose dy javë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Burime nga spitali i Lezhës kane bërë të ditur se ilaçet mungojnë në spital që prej muajit maj dhe se ka qenë vonesa e zhvillimit të tenderit që ka sjellë këtë situatë. familjarët e të sëmurëve thonë se janë detyruar t’i blejnë vetë barnat në mungesë, pasi bëhej fjalë për urgjenca. /Ora News/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?