Në vazhdim opozita do të përvijojnë hapat! Ja çfarë zbuloi Basha nga protesta e artistëve
Në një prononcim për mediat, fill pas përfundimit të protestës së dytë të mbajtur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, kreu i PD-së, Lulzim Basha, tha se padrejtësitë në këtë vend kanë vetëm një emër dhe ai është Edi Rama. Nga ana tjetër, Basha bëri me dije se në ditët në vazhdim opozita do të përvijojnë hapat e mëtejshëm për t’u dhënë shqiptarëve lirinë e votës dhe tu mundësohet atyre që t’i drejtohen kutive të votimit.
Pjesë nga deklarata
Opozita ka një qëllim, t’u japë fund kushteve ku padrejtësia shtyp qytetarët. Kjo padrejtësi e ka një emër dhe ky është Edi Rama. Sot kemi bashkuar forcat në një projekt ndryshimi me gjithë shqiptarët që merr jetë me votën e shqiptarëve. Ndryshimi në Shqipëri është i paevitueshëm. Edi Rama është investuar që të ndalë rrugën evropiane të Shqipërisë, është investuar të ndalë zgjedhje të lira dhe të ndershme, këtë e vërtetoi me 17 maj, ku dhunoi të drejtat e qytetarëve. Dhe kjo i jep betejës tonë 3-vjeçare një apel kombëtar dhe ndërkombëtar. Në ditët në vazhdim opozita do të përvijojnë hapat e mëtejshëm që qëllimi ynë për t’u dhënë shqiptarëve lirinë e votës të realizohet një orë e më parë dhe tu mundësojmë atyre që t’i drejtohen kutive të votimit për të shporrur një qeveri uzurpatore. Ky kriminel ordiner që e vërtetoi me krimin 17 maji që do të përpiqemi të jetë krimi i fundit i babëzisë dhe korrupsionit.