Nëna e 15-vjeçares që dhunoi 17-vjeçaren: Kërkojmë falje, vajza jonë ka nevojë për trajtim
Pas ngjarjes së rëndë që tronditi vendin, ku një 17-vjeçare u dhunua në mënyrë barbare nga dy bashkëmoshatare, vjen edhe reagimi i një prej familjeve të vajzave 15-vjeçare të përfshira. Nëna e vajzës ka shprehur keqardhje për 17-vjeçaren dhe familjen e saj, duke kërkuar falje publike për dhimbjen e shkaktuar.
Sipas familjes, vajza e tyre ishte diagnostikuar rreth tre muaj më parë me probleme të shëndetit mendor. Ata pretendojnë se kishin kërkuar më herët ndihmë pranë institucioneve për trajtimin e saj, pasi kishin vënë re edhe episode agresiviteti, por sipas tyre nuk kanë marrë mbështetjen e duhur.
Përballë vështirësive ekonomike për të përballuar një trajtim të specializuar, familja i drejtohet institucioneve shtetërore me një kërkesë për ndërhyrje dhe kujdes profesional për vajzën. Mes dhimbjes për vajzën e dhunuar dhe shqetësimit për të bijën, familja kërkon që drejtësia dhe kujdesi shëndetësor të ecin paralelisht në trajtimin e kësaj ngjarjeje.
”Më mori policia, nuk di gjë. Ju kërkoj ndjesë prindërve të asaj goce. Sikur të më kishte ndodhur mua, do t’i kërkoja 100 herë ndjesë. Jam shumë e prekur, sikur t’ia kishin bërë fëmijës tim. Jam shumë e prekur. Po vajzën e kemi çuar për ta vizituar dhe është me probleme. Psikologia e shkollës e ka marrë, por s’ka bërë asgjë. Unë kërkoj shërim të plotë të gocës, sepse e kemi me probleme të shëndetit mendor dhe nuk kam fare gjendje ekonomike. Nuk e përballoj dot mjekimin. I kërkoj ndjesë familjes së vajzës dhe asaj vajzës”,-thotë nëna.
Lexoni edhe:
”Hajde sqarohemi”, fqinja e 17-vjeçares së dhunuar: E ndaluan në rrugë, vajza ka rënë në depresion
Apeli i nënës së 17-vjeçares së dhunuar: Druhem për sigurinë e fëmijëve
KOHA JONË SONDAZH

