“Nëna” shkarkoi drejtorin, Artan Lame shkrin zyrën e ALUIZNI-t në Berat

Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame ka vendosur të shkrijë degën e kësaj agjencie në Berat. Ky vendim ka ardhur pas kërkesës që i drejtoi atij kryeministri Rama për të ndjekur nga afër veprimet në ALUIZNI-n e Beratit.

Gjithçka nisi gjatë një bashkëbisedimi që kryeministri Rama zhvilloi me qytetarët e Beratit disa ditë më parë, ku një grua 80-vjeçare ngriti shqetësimin për legalizimin e banesës së saj.

Ajo tha se ndonëse kishte bërë pagesën dhe ishte paraqitur në zyrën e ALUIZNI-t në Berat në mënyrë të vazhduar, problemi i saj nuk kishte marrë zgjidhje. Pas kësaj, kreu i Qeverisë i kërkoi drejtorit të përgjithshëm të ALUIZNI-t, Artan Lame që të ndiqte nga afër situatën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas kontrollit të ushtruar në këtë zyrë, ka rezultuar se “paraqitja e zyrës linte shumë për të dëshiruar”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?