Nertan Ceka kundër Ramës: Ky vend drejtohet nga Ali Pashai
Arkeologu i njohur Neritan Ceka shprehet i shqetësuar mbi projektet e qeverisë lidhur me ruajtjen e zonave turistike dhe trashëgiminë kulturore në vend.
Në një intervistë për “Fax News”, ai e cilëson papërgjegjshmëri totale prishjen e zonës muzeale në Gjirokastër. Ai e sheh problemin të Ministria e Kulturës, por edhe të kryeministri Edi Rama. “Ministria e Kulturës duhet të ketë për detyrë të hartojë politika dhe jo të marrë përgjegjësitë e mirëmbajtës. Mungon një vizion për të ruajtur trashëgimitë kulturore, kjo që po bëhet në Gjirokastër është një makiazh”,- deklaroi Ceka lidhur me skandalin që është denoncuar në media për punimet që po bëhen në zonën historike të qytetit jugor të vendit.
“Jemi në një kaos të plotë dhe në mes të këtij kaosi është Ministria e Kulturës. Kanë bërë edhe një ligj të ri se nga ku e morën, e nxorën nga furra dhe nisën ta zbatojnë, ligjin për trashëgiminë kulturore. Qafa e Pazarit në Gjirokastër po shkatërrohet sepse nuk ka një ligj që detyron pronarin ta rregullojë dhe mirëmbajë shtëpinë e tij sepse nuk I ofrojnë dot infrastrukturën që aim und të kërkojë ndaj nuk e bëjnë ligjin”,- tha Ceka.
Ai foli edhe për rrezikun që I kanoset qytetit turistik dhe historik të Gjirokastrës për shkak të mungesës së një strategjie nga shteti sipas tij. “Me këtë linjë ju garantoj se për 10 vite gjysma e Gjirokastrës do të jetë shembur sepse treçereku ka mbaruar. Është një fakt absurd që ministria e di që ka mungesë arkeologësh në këto qendra kulturore. Këtu UNESCO nuk ekziston sepse askush nuk e pyet, kjo ndodhi në Butrint. Ky vend drejtohet nga Ali Pashai, në ccdo drejtim, nuk po flas për Kryeministrin i cili është pashai i madh. Secili është bërë pasha, po flas në aspektin e trashëgimisë kulturore, askush nuk i pyet specialistët. Sepse vijnë vetë nga hiqi dhe shkojnë drejt hiçit, dhe njerëz të tillë nuk duan t’ja dinë për rëndësinë e monumenteve të kulturës. UNESCO ka ndërhyrë dhe mund ta heq nga lista e saj sepse ka parë mungesën e kujdesit ndaj saj, e ka lënë në listë pezull”, paralajmëroi Ceka.
Ndërkohë Fax News tentoi të fliste me supervizorin e projektit që ka të bëjë me restaurimin e një rruge në zonën historike të Gjirokastrës, por ai kërkoi shkresë zyrtare për t’u shprehur.
Nga inspektimet në terren vihet re se ai nuk gjendet në vendin ku po punohet dhe një mungesë e tillë e prezencës është vënë re edhe nga ana e përfaqësuesve të UNESCO-s. Nga ana e tyre banorët shprehen se nuk ka më ustallarë si dikur për të bërë një punë të tillë.

