Nga festa e ditëlindjes në tragjedi, ish-bashkëshorti tregohet i pabesë, vr*t ish-gruan 44-vjeçe

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Rodopit në Greqi, ku një 44-vjeçare shqiptare, Emsa Meço, ka humbur jetën pasi është sulmuar me thikë nga ish-bashkëshorti i saj, 53-vjeçari Bujar Meço. Sipas raportimeve të mediave greke, çifti ishte i ndarë prej kohësh, ndërsa 44-vjeçarja punonte sezonalisht jashtë zonës së Rodopit. Ajo ishte kthyer në banesë për të kaluar kohë me familjen dhe për të festuar ditëlindjen e vajzës së tyre 16-vjeçare.

Gjatë qëndrimit në banesë, mes ish-bashkëshortëve ka nisur një konflikt, i cili dyshohet se përfundoi në një sulm fatal. 53-vjeçari e ka goditur gruan me thikë në qafë, duke i shkaktuar plagë të rënda. Në momentin e ngjarjes, në banesë ndodhej edhe vajza e çiftit, e cila ishte në një dhomë tjetër. Pas sulmit, ajo ka njoftuar autoritetet, ndërsa viktima është dërguar me urgjencë në spital nga djali i saj. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 44-vjeçarja nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të marra.

Pas krimit, autori dyshohet se ka tentuar të vetëvritej. Sipas mediave greke, ai është vetëplagosur dhe ka konsumuar naftë. 53-vjeçari është dërguar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe raportohet jashtë rrezikut për jetën. Mediat greke raportojnë se marrëdhënia mes çiftit kishte qenë e tensionuar edhe më herët. Në vitin 2022, Emsa Meço kishte denoncuar bashkëshortin për kërcënim, çka kishte çuar në arrestimin e tij dhe përballjen me autoritetet gjyqësore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?