Nga ora 13:00 Shqipëria në izolim total, qytetarët nxitojnë të bëjnë blerje

Duke filluar nga ora 13:00 e ditës së sotme, deri të hënën në orën 05:00 të mëngjesit, Shqipëria do të jetë në izolim total, ashtu si dhe fundjavën e kaluar.

Kjo, për shkak të përhapjes së koronavirusit në vendin tonë, ku ditët e fundit ka pas një numër të shtuar të të infektuarve.

Por, izolimi i vendit në fundjavë ka bërë që gjatë paradites së sotme njerëzit të vërshojnë nëpër tregje, për të bërë blerje.
“BalkanWeb” raporton nga një pikë tregtare në Tiranë, duke thënë se ka një lëvizje të madhe qytetarsh, të cilët nxitojnë të bëjnë blerje.

Gjithashtu, ka pasur edhe një bum aplikimesh në portalin “e-albania” për të marrë lejen e daljes, dhe kjo ka bërë që në orët e para të ditës server i faqes të ketë probleme.

SHKARKO APP