Nga Rinasi deri në qendrën e Tiranës shtetrrethim policor, nuk kalon as miza!

Sikurse u deklarua nga policia se zonat e mbrojtura për Samitin e BE sot në Tiranë, nuk do të lejohet të kalojë miza, po del i vertetë. Janë me mijëra policë me uniformë, forca civile policore, forca të gardës, SHISH, ushtria dhe njesi të policive bashkiake të të gjitha bashkive të vendit; të cilët kanë krijuar një kordon të rreptë, sa duket e pamundur sot të futet ndonjë protestues.

Ndërkohë dy hyrjet nga pritet të vijnë protestuesit sot për të kapur Bulevardin kryesor, nga ana e selisë Blu dhe nga PL, janë “betonuar” me forca speciale të cilët do të përdorin shkopin e gomës por edhe prangat.

Autoambulancat dhe spitalet janë në gadishmeri maksimale, sepse nga ora 11.00 mendohet të bëhet testi i parë nga turma demokratësh që të hyjnë në Bulevard para kryeministrisë. Po kështu mjetet me gaz lotësjellës janë në gadishmeri, por ka një urdhër nga lart, me sa duket, që të mos përdoret gazi sepse era e dërgon  mu në sallën ku ndodhet strehuar delegacionet e BE.

 

SHKARKO APP