Ngjarja tek Sterman Stermasi, Hyka në gjendje kritike në operacion

Pak minuta më parë u dëgjuan të shtëna pranë stadiumit Selman Stermasi, ku është qëlluar shtetasi Tefik Hyka. 57-vjeçari Hyka është ish-pronar i fabrikës së tullave në Vorë. Ai ka qenë ulur në tavolinen e nje lokali duke konsumuar kafe në kohën që atentatorët iu afruan dhe e ekzekutuan me plumb në kokë duke e lenë të vdekur ne vend.

Hyka ka qenë i shoqëruar me një femer në momentin që e kanë qëlluar, i ulur në një tavolinë që shihni në këtë foto. Nga të dhënat e para dyshohet se ai ka qenë në shoqërinë e një punëonjësje të kompanisë se tij, por ende nuk konfirmim zyrtar nga ana e policisë. Mesohet se Hyka ka qenë shënjester e një atentati edhe me parë, por i kishte shpëtuar.

Megjithatë, ai duket se nuk ka marrë masa per mbrojtjen e tij dhe levizte lirisht. Burime bëjnë me dije se Hyka ndodhet në spital duke iu nën shtruar një operacioni dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?