Ngricat, ARRSH: Akset rrugore me probleme mbi qarkullimin e automjeteve

I gjithë vendi është përfshirë nga i ftohti dhe ngricat, duke bërë që temperaturat të shkojnë deri në -10 gradë në qytete si Korça. Në zona malore temperaturat janë edhe më të ulëta. Kjo situatë ka krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve, në të gjithë vendin. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë më dije sot se në disa akse rrugore ka problem me qarkullimin për shkak të ngricave, kryesisht në zonat veriore dhe juglindore të Shqipërisë. ARRSH dhe Drejtoria e Transportit Rrugor i bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që të kenë kujdes në akset ku ka ngrica dhe të përdorin zinxhirë. Nga ana e saj ARRSH njofton se në akset ku ka prani të madhe të ngricave po hidhet kripë.

Më problematike mbeten zonat në Librazhd, Korçë dhe Kukës, ku në disa fshatra qarkullimi bëhet vetëm me zinxhirë.

Sipas ARRSH ja akset që kalohet me zinxhir:

Në qarkun e Elbasanit

Aksi Librazhd – Steblevë kalohet me zinxhirë

Aksi Elbasan – Gjinar kalohet normalisht, por për shkak të shembjes në Shelcan është i pakalueshëm për automjetet e rënda.

Ne aksin Elbasan-Librazhd-Qafë Thanë është bërë spërkatje me kripë.

Duhen përdorur zinxhirët sidomos në segmentin Lunik –Steblevë.

Ne akset e tjera të bëhet kujdes nga ngricat në rrugë.

Duhet shumë kujdes në  aksin Elbasan-Gjinar, sidomos në  Shelcan, sepse ka edhe prani ngricash.

Në qarkun Korçës

Gjatë natës temperaturat kanë  qenë deri në-10 gradë, është kryer kriposja  gjatë  orëve të  natës në pjesë ku ka pasur prezencë akulli nga ana e kontraktorëve për të  vijuar kalueshmëria e mjeteve pa probleme. Situata po mbahet nën monitorim deri në  momentin e rritjes së temperaturave.

Qarkullimi kryhet pa zinxhirë në të  gjitha akset e qarkut të Korçës. Por në orët e mbrëmjes, nga temperaturat e ulëta ka segmente rrugore ku janë formuar ngrica. Prandaj rekomandohet që mjetet qarkullojnë me zinxhirë në orët e para të mëngjesit dhe në orët e mbrëmjes.

Në Qarkun Kukës

Është bërë pastrimi i rrugëve nga reshjet e borës dhe janë spërkatur me kripë. Shumë akse qarkullohen pa zinxhirë. Në akset K. Domaj-Draj Reç dhe Bajram Curri-Kam, sidomos në Qafën e Luzhës ka prani ngricash.

Në aksin Bajram Curri – Qafe Morinë, ka ngrica në rrugë nga erërat e forta dhe temperaturave të ulëta. Qarkullimi rekomandohet të bëhet me zinxhirë  në këto akse: Bajram Curri-Kam (në Qafën e Luzhës) dhe K.Domaj – Draj Reç , për shkak të temperaturave shumë të ulëta dhe ngricave në rrugë.

Qarkullimi në aksin Bajram Curri – Valbonë dhe B. Curri – Q. Morinë rekomandohet të kryhet me zinxhirë.

Në Qarkun Dibër            

Vazhdon hedhja e kripës , për shkak të temperaturave shumë të ulëta gjatë mbrëmjes dhe gjatë natës. Ka prani ngricash në  akset Ura e Cerenecit-Steblevë, Peshkopi – Qafë  Draj, Qafë Bualli-Krastë. Në aksin Skurraj – Burrel ka pasur rënie gurësh në rrugë gjatë drekës së djeshme, por kontraktori ka marrë menjëherë masa për pastrimin e saj. Aksi qarkullohet normalisht.

Qarkullimi rekomandohet te kryhet me zinxhirë në aksin Ura e Cerenecit-Steblevë, në  aksin Qafë Bualli-Krastë, dhe në segmentet Muhurr-Qafë  Draj dhe Sllovë-Kalaja e Dodës.

Kalimi me zinxhirë bëhet edhe në aksin U. Qytezës – Zerqan.

Në Qarkun Shkodër

Për shkak të temperatura të ulëta gjatë natës, po bëhet trajtimi me kripë i akseve. Në segmentin nga fshati Vrith deri në Razëm ka prani ngricash në orët e para të ditës.

Ka ngrica në aksin Pukë-Fushë Arrëz sidomos në Rrapë, dhe në aksin F. Arrëz-Q. Mali- Q. Shllak, janë marrë masat për kriposje.

Në aksin F. Arrës- Q.Shllak  kontraktori ka dërguar në kantier në F. Arrës një ngarkesë prej 40 ton kripë.

Qarkullimi kryhet pa zinxhirë në të gjithë akset e tjera. Të behet kujdes nga ngricat në orët e para të ditës dhe në orët e mbrëmjes, pasi temperaturat janë të ulëta .

Qarqet ku kalueshmëria e mjeteve është normale

Në Qarkun Tiranë          

Në akset Trau Dajt – Qafë Mollë – Bizë, Trau Dajt – Antena, Qafë Priskë – Shëngjergj kalimi kryhet normalisht.

Qarkullimi kryhet pa zinxhirë, por rekomandohet kujdes në vendet që nuk i zë dielli, sidomos në aksin Qafë Mollë-Bizë

Në Qarkun Durrës

Nuk ka probleme në akset e këtij qarku.  Të bëhet kujdes në qarkullim, për arsye të trafiku në akset e këtij qarku.

Në Qarkun Berat

Në segmentin Kthesa Gllavë – Antena ka prani të ngricave. Edhe në segmentin Bogovë – Kakruke ka prani ngricash në orët e mëngjesit dhe mbrëmjes.

Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve në akset e tjera të këtij qarku. Të bëhet kujdes në segmentet rrugore ku punohet.

Qarkullimi në segmentin Kthesa Gllavë-Antena rekomandohet të bëhet me zinxhirë.

Rekomandohet qarkullimi me zinxhirë edhe në segmentin Bogovë-Kakruke.

Në Qarkun Vlorë            

Nuk ka probleme për qarkullimin në të gjitha akset e këtij qarku.  Qarkullimi kryhet normalisht në të gjitha akset. Por në orët e para te mëngjesit dhe në orët e mbrëmjes të bëhet kujdes nga ngricat

Në Qarkun Gjirokastër

Nuk ka probleme për qarkullimin në të gjitha akset e këtij Qarku. Rekomandohet ecja e kujdesshme , sidomos në orët e para të mëngjesit dhe gjatë mbrëmjes dhe natës, pasi me uljen e temperaturave formohen ngrica ne rruge.

Në Qarkun Fier

Nuk ka probleme për qarkullimin. Të bëhet kujdes në lëvizje, fluks qarkullimi në superstradën Fier – Lushnjë.

Në Qarkun Lezhë           

Nuk ka probleme për qarkullimin. Te gjitha akset janë të pastruara, por vazhdon trajtimi me kripë për shkak të temperaturave të ulëta. Të gjitha akset qarkullohen pa zinxhirë.

Qarkullimi kryhet pa zinxhirë gjatë gjithë aksit Rrëshen – Tuneli Thirrë.

SHKARKO APP