Ngricat, kompanitë kontraktore nuk kanë depozita kripe
Ndërkohë që nesër pothuajse e gjithë Shqipëria do të pllakoset nga ngrica të forta e akulli kompanitë e kontrakturara për të mirëmbajtur rrugët nuk kanë mjaftueshëm rezerva kripe.
Këtë shqetësim e raportoi Shemsi Prençi, drejtori i Emergjencave Civile sot në zyrën operacionale ku kryeministri kishte thirrur drejtuesit kryesorë të institucioneve për të përballuar situatën.
Prençi tha se sot po merren masa urgjente të ndikuar dhe Drejtoria e Përgjithshme e rrugës për të siguruar sasinë e kripës
“Temperaturat pritet që të zbresin dhe në tre ditët në vazhdim të kemi një temperaturë deri në – 20 gradë celcius. Kjo do të thotë që e gjithë zona e Shqipërisë veriore, verilindore dhe juglindore por dhe në Shqipërinë e mesme do të jetë e pllakosur nga ngrica të forta e akulli çka do të thotë se qarkullimi rrugor do të jetë shumë i rënduar dhe kërkohet vëmendje e veçantë nga autoriteti rrugor shqiptar dhe Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile dhe kompanitë kontraktore.
Është për tu theksuar se të gjithë kompanitë që kanë detyrime kontraktore nuk kanë depozita kripe për të përballuar situatën e ngricës për të cilën sot po merren masa urgjente të ndikuar dhe Drejtoria e Përgjithshme e rrugës për të siguruar pasi kripa është i vetmi mjet që mund të sigurojë kalueshmërinë e rrugëve në situata të tilla me ngrica të forta”- tha Prençi.
/Oranews

