Ngricat, “paralizohet” qarkullimi në verilindje dhe veri të vendit

Dëbora dhe ngrica ka paralizuar me dhjetëra fshatra dhe ka bllokuar disa komuna në verilindje dhe në veri të vendit.  Për shkak të temperaturave të ulëta, verilindja vijon të jetë e mbërthyer nga acari dhe temperaturat e ulëta. Reshjet e dy ditëve më parë të dëborës mbajnë të bllokuara me dhjetëra fshatra të thella të Kukësit, Hasit e Tropojës. Bëhet e ditur se me përjashtim të Rrugës së Kombit, akset e tjera nacionale e rurale në veri të vendit, kanë vështirësi në qarkullim. Një pjesë e rrugëve komunale nuk kanë mundur të hapen gjatë ditëve të fundit, pas borës dhe ngricave, pasi mungojnë makineritë, por edhe fondet e komunave përkatëse. Njoftohet se komuna Gjinaj dhe disa fshatra janë edhe pa energji elektrike, ndërkohë që autoritetet e kanë pasur të pamundur të rikthejnë normalitetin në krahinat verilindore dhe veriore të vendit. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?