Nikolla pret Ambasadorin turk. Murat Ahmet Yörük: Parlamentet, nxitës të bashkëpunimit e partneritetit strategjik me Turqinë

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti sot Ambasadorin e Turqisë, Murat Ahmet Yörük.

Ambasadori Yörük i shprehu Nikolles përgëzimet për zgjedhjen në detyrën e lartë dhe shprehu bindjen dhe vullnetin për forcimin e partneritetit strategjik dhe bashkëpunimit të gjithanshëm midis të dy vendeve. Ambasadori i përcolli Kryetares së Kuvendit ftesën e Kryetarit të Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Mustafa Sentop, për një vizitë zyrtare në Turqi.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, e falenderoi Ambasadorin Yörük për ndihmën e pakursyer të Turqisë për përballimin e pasojave të tërmetit dhe të pandemisë së Covid-19. “Turqia është një partner strategjik i Shqipërisë dhe Kuvendi do të punojë për të nxitur bashkëpunimin e gjithanshëm midis të dy vendeve në të gjitha aspektet. Bashkëpunimi i shkëlqyer parlamentar do të rritet e zgjerohet, si një shembull i bashkëpunimit midis institucioneve të të dy vendeve”, nënvizoi Nikolla.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryetarja e Kuvendit, e pranoi me kënaqësi ftesën e Kryetarit Mustafa Sentop dhe vizita zyrtare në Turqi do të realizohet së shpejti.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?