Nipi godet gjyshen me sopatë, arrin t’i shpëtojë vdekjes

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot paradite në qytetin e Korçës, ku një nip ka goditur gjyshen e tij me sopatë.

Ngjarja ndodhi në lagjen 10 të qytetit, ku sipas policisë 21-vjeçari P.Hazizllari pas nje sherri ka goditur me një sopatë gjyshen e tij, 63-vjeçare V.Çollaku.

Menjëherë pas ngjarjes, i riu është larguar nga vendi i ngjarjes ndërsa policia është vënë në kërkim për kapjen e tij.

Mësohet se e moshuara ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

SHKARKO APP