Nipi i Enver Hoxhes kërkon lirimin në Apel

​ Nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxha, kërkon lirinë e tij në Gjykatën e Apelit. Ai firmosi apelimin drejtuar Gjykatës së Shkallës së Dytë, në të cilin kërkon lirim nga paraburgimi.

Pas vendimit të turpit gjykues më 17 janar, i cili la në arrest me burg Ermal Hoxhën bashkë me 8 shtetasit e tjerë të arrestuar për zbulimin e rrjetit ndërkombëtar të drogës, ai i ka drejtuar dje kërkesën Gjykatës së Apelit.

40-vjeçari kërkon heqjen e masës së sigurisë “arrest me burg” të vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë dhe caktimin e një mase të re sigurie “detyrim paraqitje”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Avokati i tij mbrojtës Hasaf Hadëraj deklaroi se klienti i tij nuk ka lidhje me trafikun e drogës, duke shkuar më tej se Ermal Hoxha ishte vetëm një taksist, një person pa punë dhe pa shtëpi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?