Nipi i Enverit me dy automjete në pronësi, avokati tha se qe vetëm taksist

Ndryshe nga sa ka pretenduar avokati i Ermal Hoxhës, ky i fundit ka në pronësinë e tij dy automjete.

Nga regjistri i Drejtorisë së Transportit Rrugor, rezulton që Hoxha ka në pronësi dy të tilla. Bëhet fjalë për një makinë tip “Renault” dhe një tjetër “Volkswagen Passat”.Automjeti i parë në pronësi të tij, me targë TR 0023 P, i prodhuar në vitin 1999 ka hyrë në Shqipëri më datë 10 tetor 2007.

Ndërsa makina tjetër, me targë TR 4893 C, e ardhur nga Gjermania, ka hyrë në Shqipëri më 7 korrik të vitit 1995. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Këto automjete janë përdorur nga Hoxha deri në vitin 2008, ndërsa më pas nuk ka asnjë të dhënë se çfarë ka ndodhur me këto makina.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?