Nis aplikimi për marrjen e statusit të naftëtarit

Për punonjësit e industrinë së naftës, aktualisht por dhe në të kaluarën, ka nisur prej datës 13/07/2017 procedura e aplikimit në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë për të përfituar statusin e naftëtarit.

Me këtë status, punonjësit në të gjithë zinxhirin e prodhimit të naftës në vend përfitojnë rritje të pagës minimale me 50 për qind, e llogaritur ndryshe në 36 mijë lekë.

“Është ngritur komisioni që ligji përcakton që fillon realisht të shqyrtojë dhe pajisë personat që përfitojnë sipas kategorive nga statusi i naftëtarit”, ka deklaruar Koli Bele, nga MEI.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rritja në masën e pensionit është në varësi të viteve të punës. Ndërsa mosha e daljes në pension ulet me 5 vite për burrat në 60 vjeç dhe gratë 55 vjeç. Përfitime do të ketë edhe sa i përket trajtimit mjekësor falas, brenda dhe jashtë vendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

MEI ka ngritur komisionin për shqyrtimin e aplikimeve, nderkohë që ka publikuar në faqen zyrtare te saj informacionin mbi dokumentacionin e nevojshëm që duhet të  plotësojnë aplikantët.

Bëhet e ditur se, ligji nuk përcakton afate për  mbylljen e aplikimeve, duke e lënë të hapur mundësinë e përfitimit të statusit për të gjithë naftëtarët./TCH/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?