Nis ndërhyrja nga ajri në Levan, banorja flet për flakët: Si ky zjarr nuk kemi parë kurrë
”Si ky zjarr nuk kemi parë kurrë”, thotë një nga banoret e zonës në Levan të Fierit pasi flakët kanë përfshirë prej disa orësh zonën. ”Kemi plot ullinj. Një banesë u dogj”, shprehet banorja e moshuar. Helikopteri i Forcave të Armatosura ndodhet në zonë për ndërhyrjen nga ajri dhe shuarjen e flakëve të zjarrit të madh në Fier. Për shkak të zjarrit të madh është bllokuar edhe rruga Nacionale Fier-Vlorë, kurse policia po devijon kalimin e automjeteve.
KOHA JONË SONDAZH


