Nis sonte festivali ”Ah Theth”, Rama: Tri ditë muzikë, sport dhe aventurë në Alpe

Kryeministri Edi Rama ka promovuar festivalin “Ah Theth”, që nis sonte dhe përfundon më 23 gusht në Theth, duke vënë në qendër bukuritë natyrore të Alpeve shqiptare dhe potencialin turistik të zonës.

Rama e ka përshkruar Thethin si një vend ku “natyra është spektakli më i bukur”, duke ftuar vëmendjen te aktivitetet që do të shoqërojnë këtë fundjavë.

”Në Thethin magjik, aty ku natyra është spektakli më i bukur, kjo fundjavë vjen me muzikë, sport, aventurë dhe plot energji, 21–23 gusht, festivali “Ah Theth” sjell dy net e tri ditë, nga perëndimi në lindje të diellit, mes bukurive të Alpeve, mikpritjes së vendasve, shijeve të traditës dhe kreativitetit që i jep jetë këtij destinacioni unik”,-shkruan Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ah Theth” do të zgjasë tri ditë dhe dy net, me muzikë, aktivitete sportive dhe aventura që shtrihen nga perëndimi deri në lindje të diellit. Në fokus do të jenë gjithashtu mikpritja e banorëve vendas, gastronomia tradicionale dhe aktivitetet kreative.

Swiss Digital Mobile Reklama

Festivali vjen në një prej destinacioneve më të njohura turistike të Shqipërisë, në zemër të Alpeve, ku gjatë muajve të verës fluksi i vizitorëve vijon të jetë i lartë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?