Nishani nesër drejt Jugut, inspektim në zonat e përmbytura

Jugu i Shqipërisë vijon të vuajë pasojat e përmbytje ve masive, ndërsa parashikim et e motit nuk janë të favorshme , pasi reshjet e shiut pritet të vazhdojnë edhe gjatë fundjavës.

Presidenti i Republikë s, Bujar Nishani do të zhvillojë të enjten një vizitë në zonat e përmbytur a në Qarkun e Fierit dhe të Vlorës.

Zyra e shtypit e Presidencës njofton se kreu i shtetit do të zhvillojë një vizitë sipas këtij itinerari:

“Ju njoftojmë se nesër, ditën e enjte, më 5 shkurt 2015, Presidenti i Republikë s, Sh.T.Z. Bujar Nishani do të zhvillojë një vizitë pune për të inspektuar zonat e përmbytur a në Qarkun e Fierit dhe të Vlorës sipas këtij itinerari:

Ora: 10.00 – Mbërritja në Fshatin Darëzezë, Komuna Dërmenas , Qarku Fier. Takim me banorët e përmbytur në qendër të fshatit.

Ora: 11.15 – Mbërritja në Fshatin Boçovë, Komuna Levan, Qarku Fier.

Ora: 11.45 – Mbërritja në Fshatin Çerven, Komuna Levan, Qarku i Fierit. Qarku Vlore.

Ora: 12.45 – Mbërritja në Fshatin Fitore, Komuna Novoselë. Ora: 13.30 – Mbërritja në Fshatin Bishanin, Komuna Novoselë.

Ora: 14.15 – Mbërritja në Qendrën e Stërvitjes “Bunavi” Inspektim i Qendrës së Emergjencës

SHKARKO APP