Një 70-vjeçar mbytet në Kir të Shkodrës, u rrëmbye nga rrjedha e lumit

Një 70-vjeçar ka humbur jetën, pasi është rrëmbyer nga rrjedha e lumit Kir në Shkodër. Burime nga policia bëjnë të ditur se trupi i pajetë i 70-vjeçarit, banor i fshatit Bardhaj, është gjetur pasditen e sotme në ujërat e lumit Kir.

Mësohet se i moshuari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, kishte tentuar të kalonte lumin me këmbë, por është rrëmbyer nga rrjedha dhe për pasojë është mbytur.

Banorët e zonës dhe punonjës të policisë kanë bërë të mundur nxjerrjen e turpit të pajetë nga lumi.

SHKARKO APP