Një arsye më shumë për të zgjedhur “Credins Bank”

Tashmë klientët që marrin pagën në “Credins Bank”, veç shërbimeve të tjera do të kenë mundësi të bëhen fitues të një shorteu.

Shorteu i quajtur “Dyfisho Pagën Tënde” zhvillohet nga data 15 Shtator 2016 deri në 14 Dhjetor 2016. Shuma e fituar është ekuivalent i pagës që fituesit merr në bankë.

Kjo është ndër rastet e rralla që një bankë u jep mundësinë klientëve të saj të përfitojnë shpërblime të tilla. Gjithashtu është dhe një arsye më shumë për të zgjedhur “Credins Bank”, pasi veç shërbimeve bankare klienti shpërblehet për zgjedhjen që ka bërë.

Swiss Digital Desktop Reklama

 Në short mund të marrin pjesë individë, por edhe punonjës të institucioneve që marrin shërbimet në këtë bankë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Detajet e shortit:

Kushtet e pjesëmarrjes: Të jesh pagamarrës në Credins Bank. Ose të aktivizosh të paktën një produkt ose shërbim të ri gjatë periudhës së promocionit, p.sh depozitë, kartë bankare, Credins Online, overdraft, fond pensioni etj..

Të hapësh një llogari page gjatë periudhës së promocionit dhe paga të kreditohet të paktën dy herë.

Përzgjedhja e fituesve do të bëhet në mënyrë automatike nga sistemi i bankës. Tre Shortetë do të hidhen në zyrat qendrore të Credins Bank, rruga “Vaso Pasha”, nr.8, Tiranë, në prani të përfaqësuesve të Ministrisë së Financës dhe Drejtorisë Rajonale të Tatimeve Tiranë.

Organizimi shorteut:

Shorteu 1 në datën 14 Tetor 2016, ora 16:30, shpallen katër fitues.

Shorteu 2 në datën 15 Nëntor 2016, ora 16:30, shpallen katër fitues.

Shorteu 3 në datën 15 Dhjetor 2016, ora 16:30, shpallen katër fitues.

Fituesit do të njoftohen përmes një SMS-je. Shuma e fituar do të jetë ekuivalenti i pagës suaj neto, por jo më shumë se 50,000 lekë neto. Tatimi nga të ardhurat do të paguhet nga banka.

Credins Bank rezervon të drejtën e refuzimit të dhënies së çmimit në rast se konstaton shkelje të rregullores. Të interesuarit të vizitojnë një nga degët më të afërta të Credins Bank për të plotësuar formularin e aplikimit. Çdo rekurs në gjykatë është i përjashtuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?