Një asteroid sapo kaloi pranë Tokës dhe shkencëtarët mezi e vërejtën

Sot në mëngjes, përderisa njerëzit në Bregdetin Lindor të SHBA-së ishin duke pirë kafe, duke i dërguar fëmijët në shkollë dhe duke qëndruar në trafik, një shkëmb nga hapësira i madh sa një ndërtesë 10-katëshe kaloi pranë Tokës.

Asteroidi, i quajtur 2017 AG13, u zbulua nga Universiteti i Arizonës, thuhet sipas një emaili nga Slooh, kompania që transmeton pamje live të hapësirës, transmeton Gazeta Express.

Shkëmbi ishte 15 deri në 34 metra i gjatë dhe, kur kaloi pranë Tokës, asteroidi po lëvizte me një shpejtësi prej 16kmh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Objekti iu afrua Tokës sa gjysma e distancës që Hëna e ka nga Toka, thuhet sipas Slooh.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kjo është duke lëvizur shumë shpejt, shumë afër nesh”, tha Eric Feldman, një astronom nga Slooh gjatë transmetimit live të asteroidit në 7:47.

“Ai në fakt kaloi orbitat e dy planetëve, Venerës dhe Tokës”, tha ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?